Aksident në rrugën Shëngjin-Lezhë, lëndohen katër persona

17 gusht 2026 | 08:30

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Të gjithë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm, shkruan Abcnews.al.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë…