Arrestohet një person në Shtërpcë, dyshohet se i dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën

17 gusht 2026 | 11:23

Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte demoluar dhe dëmtuar edhe derën e një zyre në stacionin policor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar kalimin…