LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

17 gusht 2026 | 13:49

Asnjë nga partitë politike nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin konsultativ të thirrur për nesër në orën 09:00.

Pas PDK-së dhe Aleancës, të cilat e refuzuan ftesën, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në takim.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar vendimin në një deklaratë për televizionin “Dukagjini”.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja zhvillon takime me kryetarët e partive politike dhe se, në këtë rast, është e gatshme të takohet vetëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Me refuzimin e LDK-së, ftesa e Haxhiut për konsultime rreth krizës politike dhe institucionale nuk është pranuar nga asnjë prej partive kryesore politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia rajonale e trafikut rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet…