Haxhiut në takim i shkojnë Kurti, Kusari-Lila, Gërvalla dhe përfaqësues të partive të pakicave

18 gusht 2026 | 10:07

Ka nisur takimi i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, në kuadër të konsultimeve për situatën institucionale në vend.

Në takim po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Donika Gërvallën. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e Haxhiut për pjesëmarrje në takimin e sotëm.

Ndërkohë, asnjëra nga partitë nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe AAK-ja, dje edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se për partinë e tij, ajo është deputete.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kryen një sulm masiv me dronë në Moskë…