‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që fiton
18 gusht 2026
| 12:05
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se në demokraci nuk është normale “shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës”.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se “Kushtetua nuk është çështje e disponimit politik” dhe se e njëjta “nuk respektohet vetëm kur të konvenon”.
Postimi i plotë:
Në demokraci, dialogu, marrëveshjet apo mosmarrëveshjet politike janë normale.
A e dini çka nuk është normale në demokraci?
Shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës.
Kushtetuta nuk është çështje disponimi politik. Nuk respektohet vetëm kur të konvenon dhe nuk anashkalohet kur të pengon.
Sepse demokracia nuk matet vetëm me votën që e fiton, por edhe me respektim te kufinjëve që na i ka caktuar ligji dhe Kushtetuta.



