Hoti godet Kurtin: E ka katandisur shtetin në kaos dhe jokushtetutshmërinë

18 gusht 2026 | 20:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike së Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj situatës së krijuar rreth themelimit të institucioneve të reja, duke e cilësuar të gjithë procesin si jokushtetues.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka paralajmëruar se legjitimiteti i Kuvendit mund të kontestohet.

“Kuvendi nuk është themeluar brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i zgjedhjeve. Kurdo që konstituohet, ai mund të kontestohet”, ka shkruar Hoti.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Qeverisë në detyrë, duke argumentuar se kryeministri në detyrë dhe disa ministra, pasi janë betuar si deputetë, nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Sipas Hotit, shkaktar i gjithë kësaj është Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur orët…