Gara: Gërmimet përfunduan zyrtarisht, 23 persona të gjetur në Kalludër dhe Jabukë

21 gusht 2026 | 16:08

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gërmimet në lokacionet e dyshuara për varreza masive kanë përfunduar.

Gara ka thënë për “Klan Kosovën” se, pas katër javësh punë, procesi i zhvarrosjes së mbetjeve kockore ka përfunduar.

“Saktë janë diku rreth katër javë pune në kuptimin e angazhimit, pra nga fundi i muajit deri më sot dhe realisht i bie që mund të konfirmohet që hapësira tanimë është shënuar, pra në kuadër të lokacioneve të konfirmuara të varreve masive. Mund të konfirmohet si proces i përfunduar në kuptimin e vlerësimit të lokacioneve dhe procesit të zhvarrosjes së të gjitha mbetjeve mortore, të cilat pastaj në vazhdimësi janë dërguar në IML për ekzaminimin e mëtutjeshëm ligjor, përfshirë edhe analizat e ADN-së”, ka thënë Gara.

I pyetur se kur do të njoftohen familjarët e viktimave, Gara ka theksuar se procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së merr më shumë kohë, por ka shtuar se familjarët do të njoftohen sapo të pranohen rezultatet e analizave.

“Çdo gjë që do të jetë në kompetencë të institucioneve të Kosovës, sigurisht do të vlerësohet me shumë prioritet dhe profesionalizëm. Procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së mund të marrë pak më shumë kohë. Në momentin që do të pranojmë raportin e ADN-së, do të ndjekim hapat e nevojshëm dhe pashmangshëm një nga hapat e menjëhershëm do të jetë njoftimi i familjeve. Kjo pjesë do të marrë pak më shumë kohë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aida Consulting Sh.P.K., shpall të pavlefshme certifikatën e biznesti me…