Nafta sot, 1.79 euro për litër
23 gusht 2026
| 09:16
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT-i) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës në vend, të cilat vlejnë për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit në Facebook, një litër naftë do të shitet me çmimin 1.79 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.53 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.62 euro për litër.
Ministria thotë se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




