Policia shqiptoi rreth 2 000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
23 gusht 2026
| 09:18
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 981 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 23 aksidente komunikacioni me të lënduar, ndërsa 48 aksidente me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.
Si pasojë e aksioneve policore janë 21 arrestuar persona gjatë 24 orëve të fundit.
Policia ka dërguar 19 persona në mbajtje.


