Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut

24 gusht 2026 | 12:17

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të së hënës në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut.

Policia ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se…