Ademi: Foda refuzoi milionat për të qëndruar në Kosovë

24 gusht 2026 | 12:21

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur për trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe bindjen e tij për të vazhduar me “Dardanët”.

Në emisionin “Sport Show” në “Klan Kosova”, Ademi ka thënë se Foda është i fokusuar të lërë gjurmë në karrierën e tij, duke theksuar se, sipas kreut të FFK-së, Foda ka lënë histori në Kosovë.

“Ka ardhur në fazën më të mirë, gati në fazën e pranimit, Foda. E thashë që projektin tonë të përbashkët, rrugën për ta parë dhe për t’u bindur, Foda e ka pasur njëjtë sikur futbollistët. Iu kam thënë të vijë t’i shohë të gjitha kushtet dhe pastaj ta shohë projektin, e pastaj e fundit ka qenë pjesa e marrëveshjes ose nënshkrimit të kontratës në anën ekonomike. Po e them anën ekonomike për faktin që ky i ka besuar projektit dhe e ka dashur këtë projekt”, është shprehur Ademi.

Pos tjerash, Ademi ka thënë se Foda do të vazhdojë të shkruajë histori me Kosovën, ndërsa ka shtuar se i njëjti ka refuzuar një shumë të madhe parash për të qëndruar në Kosovë.

“E ka shtëpinë këtu, jeton në Kosovë, rri, punon. Është shumë i interesuar ta ngrejë futbollin në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizikani Naim Krasniqi ka nxjerrë në botim librin e tij…