Oltion Bilalli, “Ylli i javës” në Superligë për xhiron e dytë

24 gusht 2026 | 12:28

Pas lëndimit të rëndë që gati i kushtoi me jetë, Oltion Bilalli ka ringjallur karrierën dhe të dielën, me dy gola të realizuar, ndihmoi Gjilanin të fitojë në udhëtim te Llapi.

24-vjeçari ishte personazhi kryesor i skuadrës së tij, teksa fitorja e Gjilanit mban vulën e tij dhe është skuadra e vetme deri më tani në Superligë me pikë të plota pas dy javësh.

Për paraqitjen e jashtëzakonshme të dielën në Podujevë, Bilalli është zgjedhur “Ylli i Javës”, çmim tradicional ky i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), që i ndahet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Superligë.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

May be an image of football, soccer and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së…