Harry Kane shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Gjermani

24 gusht 2026 | 12:32

Harry Kane është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2025/26 në Gjermani, duke mposhtur në votim bashkëlojtarin e tij te Bayern Munich, Michael Olise, si dhe sulmuesin e Stuttgartit, Deniz Undav.

Sulmuesi anglez ka fituar çmimin prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayernin, ku ishte një nga figurat kryesore të skuadrës.

Në sondazhin e organizuar nga revista “Kicker”, Kane ka marrë 272 vota nga 656 anëtarët e Shoqatës Gjermane të Gazetarëve Sportivë.

Michael Olise është renditur i dyti me 203 vota, ndërsa Deniz Undav, lojtari i parë gjerman në renditje, ka përfunduar i treti me 61 vota.

Kane e ka mbyllur sezonin me shifra mbresëlënëse, duke shënuar 61 gola në 51 ndeshje zyrtare për Bayern Munich.

Ai ka fituar gjithashtu “Këpucën e Artë” të Evropës, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më efektivë në kontinent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kthesë e papritur dhe e bujshme në të ardhmen…