Kërkoi ndihmën e ChatGPT për të vjedhur një bankë/Dështon në misionin e tij 23-vjeçari, zbulohet nga…

25 gusht 2026 | 11:40

Një 23-vjeçar nga Nebraska është dënuar me më shumë se 10 vite burg pasi grabiti një bankë, ndërsa hetuesit gjetën prova të rëndësishme në telefonin e tij. Deron Lewis-Payne hyri në një bankë në Omaha i armatosur dhe kërcënoi një punonjës, duke marrë rreth 9 mijë dollarë. Pas grabitjes, ai shpenzoi një pjesë të madhe të parave për rroba dhe këpucë në një qendër tregtare pranë bankës.

Policia arriti ta identifikonte përmes kamerave të sigurisë. I riu pranoi se kishte drejtuar automjetin e filmuar nga kamerat, por mohoi të kishte lidhje me grabitjen. Hetuesit kontrolluan telefonin e tij dhe gjetën aty një detaj që e rëndoi ndjeshëm situatën. Në historikun e internetit kishte kërkime dhe pyetje drejtuar ChatGPT, që lidhej me mënyrën se si mund të kryhej një grabitje banke.

Por kjo nuk ishte e vetmja provë. Në historikun e Google Maps u gjetën gjithashtu kërkime për rrugën drejt bankës që ishte grabitur. Pra, në vend që ta ndihmonte të fshihte gjurmët, telefoni i 23-vjeçarit i la hetuesve një “hartë” të qartë të lëvizjeve dhe interesave të tij. Lewis-Payne u shpall fajtor dhe u dënua me mbi 10 vite burg. Historia është një tjetër shembull se si gjurmët digjitale mund të luajnë rol vendimtar në hetimet penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa…