Çmimet e importit në Kosovë rriten 1.4% në TM2, por bien 2.6% në bazë vjetore

26 gusht 2026 | 12:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2026.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rritje për 1,4 % në TM2 2026 krahasuar me TM1 2026. Ndërkaq, krahasuar me TM2 2026, Indeksi pati rënie prej 2,6%.

Tremujori i dytë 2026 / Tremujori i parë 2026 1,4 %

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (5,5%), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4,8%), produktet minerale (4,7%),tekstili dhe artikujt e tekstilit (3,6%),shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (1,6%),druri dhe artikujt e tij (1,6%),etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-3,7 %), letra dhe artikujt e saj (-1,7 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0,8 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0,8 %) dhe lëkura dhe artikujt e saj (-0,6 %).

Tremujori i dytë 2026 – Tremujori i dytë 2025 2,6 %

Çmimet e Importit në Kosovë patën rënie në një mesatare prej 2,6 % ndërmjet (TM2) 2026 dhe (TM2) 2025.
Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (12,7 %), vajrat ushqyese (7,7 %), këpucët (5,5 %), produktet e industrive kimike (4,1 %),druri dhe artikujt e tij (3,2 %),shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (3,0 %),lëkura dhe artikujt e saj (2,6 %),artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2,3 %),etj.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit: produktet bimore (-5,7 %), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (-3,8 %),metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1,3 %), letrat dhe artikujt e saj (-1,1 %) dhe tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0,2 %).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar aktakuzën për…