5-vjeçarja gëlltit shufrën e arit, mjekët shokohen kur zbulojnë se në grafi…
Një vajzë pesëvjeçare nga Kina veriore gëlltiti aksidentalisht një shufër ari me peshë 50 gramë, duke detyruar mjekët të realizonin një ndërhyrje emergjente për t’i shpëtuar jetën. Rasti i cili u bë viral në rrjetet sociale, u regjistrua nga Spitali i Fëmijëve në Pekin, ku vajza u shtrua pasi kishte gëlltitur një shufër ari katër centimetra të gjatë, gjashtë orë para se ti nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.
Vajza e vogël gëlltiti shufrën e artë ndërsa luante në shtëpi, ndërsa një grafi tregoi se shufra e arit ishte ende e ngulur në stomakun e saj. Mjekët paralajmëruan se për shkak të dendësisë së lartë dhe sipërfaqes së lëmuar, ekzistonte rreziku që të ngecej në traktin tretës, të dëmtonte mukozën e stomakut dhe të shkaktonte komplikacione serioze, duke përfshirë shpimin dhe gjakderdhjen e tepërt. Përpara se të shkonte në spital, familja e saj kërkoi ndihmë nga disa institucione shëndetësore, por ato nuk kishin pajisjet për heqjen urgjente endoskopike të trupit të huaj. Mjekët më pas gjetën një shufër të ngecur në stomak gjatë një endoskopie operative.
Meqenëse kishte shumë pak hapësirë për të punuar, ndërhyrja ishte veçanërisht e vështirë dhe çdo lëvizje e gabuar mund të çonte në dëmtim të traktit tretës. Doktori e kapi me kujdes shufrën e arit me një lak të veçantë dhe e nxori nga stomaku. Shufra e arit u hoq me sukses vetëm në pak minuta, dhe vajza po shërohet pas ndërhyrjes dhe parametrat e saj jetësorë janë të qëndrueshëm.



