Abdixhiku: LDK-ja nuk është vagon i ndonjë partie tjetër

26 gusht 2026 | 21:51

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk vepron si “vagon” i ndonjë subjekti tjetër politik.

Duke folur për negociatat për presidentin e ardhshëm, Abdixhiku tha se LDK-ja i merr vendimet në bazë të bindjeve të veta.

“Nëse dikush ende beson se LDK-ja është vagon i ndonjë partie tjetër, ku ka ndryshuar shumë, LDK-ja është e LDK-së. Vetëm e anëtarësisë së LDK-së. Mësohuni me një LDK të tillë, ju lutem”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja në këto diskutime përfaqëson qëndrimet dhe bindjet e veta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirsim Beqiri nga Podujeva, i cili jeton në Prishtinë, ka…