PDK e Aleancë kërkojnë të hyjnë në Qeveri

27 gusht 2026 | 09:19

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë kërkuar të hyjnë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të tyre të protestës për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetët kanë kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda objektit për të zhvilluar një takim, ndërsa një zyrtar policor u ka thënë atyre se do ta pyesë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nëse pranon t’i takojë.

“Nuk është punë dëshire, ai duhet me dalë jashtë”, ka thënë deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur Nepalin, pasi përmbytjet…