Deputetja Bytyqi: Nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet

27 gusht 2026 | 10:20

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e institucioneve të reja.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, tha se deputetët i kanë votat për konstituimin e Kuvendit dhe kërkoi që Kurti të shkojë në sallën e Kuvendit.

“Sot jemi këtu prapë para Qeverisë, për ta thirrur zotin Albin Kurti që të vijë t’i bëjë institucionet. Ne e dimë që është brenda. Ne e pamë që prapë i kemi votat për konstituimin e Kuvendit. Atëherë, i bëjmë thirrje edhe një herë të vijë, ta bëjë konstituimin dhe pastaj të vazhdojë për zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi kohë. Kosova ka humbur shumë kohë. Që dy vjet jemi pa institucione, kështu që është momenti i duhur të vijë në Kuvend dhe t’i krijojë institucionet. E dimë që mbrojtja e Kushtetutës është obligim dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur atë. Gjithashtu, do të vazhdojmë ta mbrojmë Kushtetutën dhe asnjëherë nuk do të ndalemi derisa të krijohen institucionet”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Aleancës, Daut Haradinaj, ka kërkuar reagim…