Prizreni gati për ‘Marshin e Lirisë’: Me krenari i presim çlirimtarët më 16 shtator

27 gusht 2026 | 10:24

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se së bashku me bashku me strukturat e PDK-së po përgatiten për pjesëmarrjen në Marshin e Lirisë në Prishtinë, më 12 shtator.

Përmes në postimi në Facebook, Totaj deklaroi se Prizreni më 16 shtator, ditën kur do të shpallet aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, sipas tij, do t’i presë çlirimtarët me krenari, unitet e respekt.

“Me krenari, unitet dhe respekt për historinë tonë, Prizreni do t’i presë çlirimtarët më 16 shtator, ndërsa së bashku me strukturat e PDK-së po përgatitemi për pjesëmarrjen në Marshin e Lirisë në Prishtinë, më 12 shtator. Dy data të rëndësishme, një kujtesë e përbashkët dhe një Prizren gjithmonë pranë vlerave të lirisë!”, ka shkruar Totaj në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca kanë kërkuar sërish…