Palatova në takim lamtumirës me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

27 gusht 2026 | 14:10

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), Eva Palatova, ka zhvilluar të enjten takimin e saj lamtumirës me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Palatova ka thënë se është krenare që ka ndihmuar Kosovën në avancimin drejt rrugës për BE.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të ketë unitetin politik, për ta bërë anëtarësimin në BE synim të përbashkët.

“BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.Kosova duhet të sigurojë unitet politik dhe ta bëjë anëtarësimin në BE një synim të përbashkët”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…