ATK dhe Posta e Kosovës diskutojnë thellimin e bashkëpunimit dhe digjitalizimin e shërbimeve

28 gusht 2026 | 10:57

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Mentor Hyseni priti në takim kryeshefen ekzekutive të Postës së Kosovës Nora Rraci, me të cilën diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Takimi u fokusua në mundësitë konkrete për koordinim më të mirë, shkëmbim të përvojave dhe krijimin e proceseve më efikase, veçanërisht në funksion të shërbimeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset.

U diskutuan gjithashtu hapësirat ku ekspertiza dhe kapacitetet e dy institucioneve mund të plotësojnë njëra-tjetrën, duke përfshirë edhe përdorimin më të mirë të zgjidhjeve digjitale dhe mundësitë për lehtësimin e proceseve administrative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro mjete…