Time Kadrijaj ironizon me shtetësinë e Boiken Abazit: “Kandidat për president!”

28 gusht 2026 | 11:07

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas dhënies së shtetësisë së Kosovës për Boiken Abazin, duke ngritur dyshime për arsyet e këtij vendimi.

Kadrijaj, përmes një postimi, ka ironizuar me mënyrën e dhënies së shtetësisë, duke aluduar se Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë një plan politik për Abazin.

“Këta LVV, kur i japin shtetësinë brenda natës ndonjë personi, atëherë e kanë ndonjë plan të madh për të. Urime Boiken Abazi. Kandidat për President!”, ka shkruar Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iakuzuari, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,…