Nga interesimi për Alvarezin te marrëveshja me Jesusin, Barcelona afër finalizimit të transferimit
30 gusht 2026
| 15:15
Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja do të jetë e përhershme, ndërsa Arsenali do të përfitojë rreth 10 milionë euro, plus bonuse.
Gabriel Jesus pritet të udhëtojë të hënën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, me Arsenalin që tashmë i ka dhënë leje për transferimin.



