Analisti Muharremi paralajmëron: Kurti mund të ketë krijuar “kurth” për LDK-në me propozimin për president

30 gusht 2026 | 17:49

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president, duke hedhur dyshime se kryeministri në detyrë, Albin Kurti mund të ketë krijuar një “kurth” politik për LDK-në.

Muharremit, kandidati i propozuar mund të ketë vështirësi të sigurojë konsensusin brenda LDK-së, ndërsa në rast të dështimit të marrëveshjes, përgjegjësia mund të bjerë mbi këtë parti.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi.Ai ka ngritur gjithashtu mundësinë që situata të shërbejë si terren për zgjedhje të reja dhe të ndikojë edhe në raportet politike rreth Vjosa Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Quinten Timber është shumë pranë transferimit nga Olympique Marseille te…