Kadriaj: Mërgata shqiptare përgatitet për “Marshin për Liri” më 12 shtator dhe tubimin në Hagë më 16 shtator

30 gusht 2026 | 17:59

Veprimtari Shaip Kadriaj, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së në Zvicër, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi nga mërgata shqiptare në Zvicër, ku shihen një grup qytetarësh që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.

Sipas Kadriajt, ata do të jenë pjesë e mbështetjes për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kadriaj ka bërë të ditur gjithashtu se mërgata shqiptare po përgatitet për organizimin e tubimit në Hagë, më 16 shtator, në ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në mbështetje të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Në vazhdën e organizimit për 16 shtatorin në Hagë!”, ka shkruar Kadriaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president,…