Terri informativë për buxhetin e Republikës së Kosovës është edhe një arsye pse Albini ka uzurpuar institucionet

31 gusht 2026 | 19:55

Shkruan: Safete Hadërgjonaj, ish deputete e Kuvendit të Kosovës

Shqetësuese është mungesa e transparencës për paratë e qytetarëve, pra për buxhetin e shtetit, i cili krijohet nga taksat e qytetarëve dhe nga i cili varet zhvillimi ekonomik, investimet dhe mirëqenia e qytetarëve.

Kuvendi nuk ka shqyrtuar raportet e punës së Qeverisë për vitin 2024, as për vitin 2025.

Nuk ka shqyrtuar as raportet vjetore financiare të Qeverisë për vitet 2024 dhe 2025.

Nuk ka shqyrtuar raportet financiare periodike për vitet 2024, 2025 dhe 2026.

Nuk ka shqyrtuar raportet e rregullsisë dhe të performancës së Auditorit të Përgjithshëm për vitet 2024 dhe 2025.

Askush nuk ka njohuri se si janë shpenzuar mjetet buxhetore dhe se janë shpenzuar me efikasitet dhe efektshmëri.

Nuk ka shqyrtuar as raportet e punës dhe raportet financiare të mbi 30 institucioneve të pavarura që kanë detyrim të raportojnë para Kuvendit.

Nuk janë shqyrtuar raportet vjetore të institucioneve të rëndësishme të shtetit, përfshirë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, KQZ-në, Bankën Qendrore të Kosovës, Fondin Pensional, Avokatin e Popullit etj.

Atëherë shtrohet pyetja:

A është qëllimi i Albinit me i ba këto lojra me konstituimin e Kuvendit që të vazhdoj me keqpërdorë miliarda eurot e buxhetit pa i dhënë llogari askujt?

Kur nuk ka transparencë dhe kontrollë të buxhetit atëherë ka keqmenaxhim, ka keqpërdorim, ka hajni të parave të qytetarëve, lulëzon abuzimi me paranë publike.

Paratë e buxhetit nuk janë para te individëve e grupacioneve të tyre, janë parat e qytetarëve. Për çdo vendim të marrë që ka implikime buxhetore ai duhet me dhënë llogari.

Besoj shumë që një ditë drejtësia ka me vepru në raport me uzurpatorët e institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, Dr. Sali…