Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadores së re zvicerane: Kosova çmon miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës
02 shtator 2026
| 13:02
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Zvicrës, Annie-Lise Cattin Hennin.
Në njoftimin e presidencës është thënë se Haxhiu e ka vlerësuar thellë miqësinë me Zvicrën.
“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, një mbështetje që ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe që vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, ka njoftuar presidenca.
Është bërë me dije se Haxhiu e ka siguruar ambasadoren për avancimin e mëtejshëm të partneritetit me Zvicrën.



