Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) – Zona “Qendra”, Prishtinë forcon bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, pajiset me kartela identifikuese

03 shtator 2026 | 14:18

Në një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve të sigurisë, anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike (KLSP-Qendra) janë pajisur me kartela identifikuese nga Komandanti i Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë z. Fatmir Balaj.

Pajisja me kartela përfaqëson më shumë se një akt formal.
Ajo dëshmon për rëndësinë e rolit që ka komuniteti në identifikimin e problemeve, përcjelljen e shqetësimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës.
KLSP-“Qendra” synon që përmes komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe institucioneve përgjegjëse të kontribuojë në parandalimin e problemeve, rritjen e sigurisë publike dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë banorët e zonës.
Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Stacionin Policor “Qendra” vlerësohet si një shembull i rëndësishëm i partneritetit Polici–Komunitet, ku Siguria Publike nuk shihet vetëm si përgjegjësi institucionale, por si përgjegjësi e përbashkët.
KLSP-“Qendra “shpreh falënderim për Komandantin e Stacionit Policor “Qendra” z. Fatmir Balaj dhe zyrtarët policorë për bashkëpunimin, mbështetjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e komunitetit.
Një komunitet i organizuar, një polici e afërt me qytetarin dhe një bashkëpunim i sinqertë institucional janë bazë për një Prishtinë më të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Nuha B.I. shpall të pavlefshme Certifikatën e Biznesit me…