Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, Haradinaj: Ishte njeri punëtor dhe i dashur me të gjithë
Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar pas vdekjes tragjike të punonjësit të medias dhe personazhit të rrjeteve sociale, Laurent Krasniqi.
Haradinaj ka thënë se për një kohë e ka pasur bashkëpunëtor dhe e kujton si një njeri punëtor, serioz dhe të dashur me të gjithë.
Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen Krasniqi, shokët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
“Ndarja nga jeta e Laurentit na mërziti të gjithëve. Për një kohë pata rastin ta kem bashkëpunëtor, ku e njoha nga afër si një djalë të ri, punëtor serioz dhe të përkushtuar në punë, por mbi të gjitha si njeri të dashur me të gjithë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Krasniqi, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.
I përjetshëm kujtimi për ty, Laurent!”, ka shkruar Haradinaj.



