Pacolli: Prokuroria shqiptare nuk ka ngritur as hetim dhe as aktakuzë ndaj meje apo vëllait tim

04 shtator 2026 | 14:50

Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me, siç i quan ai, “propagandën dhe manipulimet” e bëra ndaj tij, vëllait të tij dhe familjes, duke thënë se Prokuroria shqiptare ka dëshmuar se ndaj tyre nuk është ngritur asnjë hetim apo aktakuzë.

Në një reagim publik, Pacolli ka rikujtuar deklaratat dhe publikimet e bëra më herët në lidhje me të dhe familjen e tij, përfshirë pretendimet se ai do të arrestohej, si dhe akuzat që lidhen me projektet VIA dhe Delphos.

“Ju kujtohen deklarimet pompoze të avokatit Besnik Berisha se Pacolli do të arrestohet; ju kujtohen deklarimet e opinionistëve dhe gazetarëve të motivuar ndryshe”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka përmendur gjithashtu publikimet e Valon Ademit, për të cilat pretendon se kanë ndikuar në perceptimin publik dhe në zhvillimet rreth projektit të VIA-s.

Pacolli ka falënderuar organet e Prokurorisë, duke theksuar se, sipas tij, ndaj tij dhe vëllait të tij Eminit nuk është zhvilluar asnjë hetim dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

“Sidoqoftë, i falënderoj organet e Prokurorisë që dëshmuan se për mua e as për vëllain tim asnjëherë nuk ishte ngritur asnjë hetim apo aktakuzë”, është shprehur ai.

Në reagimin e tij, Pacolli ka bërë edhe një sërë pretendimesh të tjera ndaj ish-administratorit të VIA-s, Valon Llukës, dhe Valon Ademit, duke i lidhur ato me menaxhimin e kompanisë, pagesa, blerje dhe transaksione financiare.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë që të hetohen dhe auditohen edhe çështje të tjera që, sipas tij, lidhen me aktivitetet e kompanive dhe projektet në fjalë.

Pacolli ka thënë se pret që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të lejojë një auditim financiar, të cilin pretendon se e kanë kërkuar që nga tetori i vitit të kaluar.

Në fund, ai ka paralajmëruar se do të publikojë të dhëna të tjera për çështjet që i konsideron si shantazhe, manipulime dhe keqpërdorime, duke shprehur bindjen se drejtësia në shtetet ku kanë vepruar personat e përmendur do t’i zbardhë këto raste.

Të ndëruar miq,

Ju kujtohet propaganda e padrejtë në dëm timin, të vëllait tim dhe të familjes time.

Ju kujtohen deklarimet pompoze të avokatit Besnik Berisha se Pacolli do të arrestohet;

Ju kujtohen deklarimet e opinionistëve dhe gazetarëve të motivuar ndryshe;

Ju kujtohen publikimet e Valon Ademit, me të cilat manipulohej opinioni, madje edhe gjyqtarët lëshonin vendime joligjore që e shkatërruan projektin e VIA-s

Ju kujtohet propaganda rreth Delphosit dhe akuzat (edhe tani implikojne emra që nuk kanë asnjë lidhshmëri me projektin, madje as me Zvicrën).

Ne e dimë mirë që Valon Ademi nuk ishte i vetëm.

Ai kishte komplicë jo vetëm Valon Llukën, ish-administratorin e VIA-s, njeri që, me mashtrimet dhe hajnitë e tij, sot për sot i ka shkaktuar dëme prej më shumë se qindra milionash kompanisë ku është ngritur dhe së cilës i është besuar për më shumë se 19 vite, por edhe eksponentë tjerë që abuzojne me forcen, tani të njohur për ne.

Sidoqoftë, i falënderoj organet e Prokurorisë që dëshmuan se për mua e as për vëllain tim asnjëherë nuk ishte ngritur asnjë hetim apo aktakuzë, edhe pse eksponentët që i njohim kishin tentuar ta ndalonin vëllain tim (pa urdhër zyrtar, pa arsye, por duke abuzuar me forcën politike).

Këto janë vetëm disa shantazhe e manipulime të poshtra.

Këtu nuk flas ende se nga ku u financua Valon Ademi për të kryer punët që pretendon se i ka kryer në Aeroportin e Vlorës (punë që për së dyti  u paguara nga kredia e BKT-së, kredi të cilën sot BKT-ja kërkon që të paguhet nga Mabco).

Shpresoj që MIE do të lejojë një auditim financiar, të cilin jemi duke e kërkuar që nga tetori i vitit të kaluar.

Do të flasim edhe për 30 kamionë që Valon Lluka dhe Valon Ademi i blenë me 14 milionë të Mabcos, i etiketuan me targetat Mabetex, dërguan fotografitë se ata erdhën dhe, në të njëjtën ditë, i shitën duke i inkasuar paratë për xhepat e tyre pa digurin dhe asnjë informatë per ne.

Do të flas edhe per punën e Valon Llukës që në të njejtën kohë drejtonte bordin e Bankes ne Kosovë.

Do të flasim edhe për krimin me faturat miljanshe, false dhe urdhëir e Valon Llukes kontabilistës që të paguhën

Edhe pse mungonte deshmija për kryerjen e ndonjë pune.

Do të flas edhe për nje mashtrim tjetër të paautorizuar të Valon Llukes prej 2 miljan Euro ne dam te llogarise private timen që ai manexhonte në mirëbesim si dhe likuidimin e Mabetexit në Emirate në favor të tijë dhe Fitim Pajazitit.

Por shpresoj që drejtësia, nëpër shtetet ku vepruan, një ditë do ta zbardhë këtë krime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick dëshiron që Barcelona të ndahet me Alejandro Balden…