Gjini thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie
04 shtator 2026
| 15:34
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie sot nga ora 16:30, ka bërë me dije zyra për informim e kësaj partie.
Konferenca do të mbahet në selinë e Aleancës, ndërsa mediet janë të ftuara ta ndjekin nga afër.
Nuk dihet për çfarë teme është thirrur konferenca, por kjo vjen pas caktimi të datës së seancës konstituive për 9 shtator nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.



