“Jemi aktorë” – VIDEO e dhunës ndaj Edi Kuçit, Jozefin Marku tregon çfarë ndodhi

04 shtator 2026 | 23:15

Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiran-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi. Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiran-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.

I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.

“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku./ Top Channel

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve.…