Djali i Vuçiqit merr pjesë në varrimin e Ratko Mlladiqit

07 shtator 2026 | 12:46

Djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Danilo, është shfaqur në ceremoninë e varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq. Ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona që bartnin bluza me figurën e të dënuarit të Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Në varrim po merr pjesë edhe Milorad Dodik, figura kryesore politike në Republikën Serbe të Bosnjës.

Në Kishën e Shën Lukës është paraqitur edhe kryetari i Banja-Llukës, Drasko Stanivukoviq.

Disa ministra të Qeverisë së Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiq, gjithashtu po marrin pjesë në varrim.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, me arsyetimin e vizitës së presidentit të Kazakistanit në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se…