Përparim Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë në Prishtinë

08 shtator 2026 | 10:50

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë,  Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi shumë sukses në misionin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe angazhimin e përbashkët për një Prishtinë më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Rama ka theksuar se kryeqyteti do të vazhdojë të jetë partner i hapur dhe konstruktiv në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti…