Mbrojtja e Thaçit ka dy orë kohë për fjalën përfundimtare në aktakuzën e dytë

08 shtator 2026 | 13:57

Gjykata Speciale tashmë ka bërë publike detajet që lidhen me rastin e dytë, në të cilin akuzohet Hashim Thaçi dhe të tjerë për ndërhyrje në drejtësi.

Mbrojtja e Hashim Thaçit do t’i ketë dy orë kohë për fjalën përfundimtare, ndërsa Prokuroria Speciale do t’i ketë tri orë.

Smakaj, Kilaj, Kuçi e Fazliu do t’i kenë nga dy orë ose më pak.

Sa i përket të drejtës për përgjigje, Prokuroria Speciale do t’i ketë një orë kohë, mbrojtja e Thaçit do t’i ketë 30 minuta, ndërsa mbrojtjet e të tjerëve nga 15 minuta secila.

Palët janë njoftuar se seancat dëgjimore më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 do të fillojnë në orën 09:30 të mëngjesit dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

“Gjyqtari i vetëm gjykues mund t’u bëjë pyetje palëve në çdo kohë”, është thënë në njoftimin e Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA, në një shkrim në…