Rihanna tërheq vëmendjen me pozat e fundit, ekspozon format trupore
09 shtator 2026
| 12:41
Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me postimin e saj të fundit në Instagram.
Këngëtarja shfaqet e veshur me një korse të zezë me motive shumëngjyrëshe, ndërsa pozat e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh.
Në përshkrimin e fotografive, Rihanna shkroi: “summer over…but still got pics to post”, duke lënë të kuptohet se ende ka fotografi nga vera që dëshiron t’i ndajë me ndjekësit e saj.
Postimi ka kaluar 1 milion pëlqime dhe ka marrë mijëra komente, duke dëshmuar edhe një herë vëmendjen e madhe që këngëtarja gëzon në rrjetet sociale.








