Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Albin Kurtit

09 shtator 2026 | 17:14

Haki Abazi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit, për ushtrim të dyfishtë të pushtetit, atë legjislativ dhe ekzekutiv.

Abazi ka pretenduar se Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të tij, ka konsumuar tri vepra penale.

Sipas tij, bëhet fjalë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, pengim të institucioneve kushtetuese dhe mosekzekutim të vendimeve gjyqësore.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ndërsa Abazi ka kërkuar që pretendimet e tij të hetohen nga organet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot (e mërkurë) është deklaruar kundër kandidaturës së…