Avdullah Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

09 shtator 2026 | 17:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ato e kanë forcuar qëndrimin e tij dhe të pesë deputetëve të tjerë të LDK-së për të mos e mbështetur propozimin e Vetëvendosjes për president.

Hoti ka deklaruar se vota kundër këtij propozimi lidhet me, siç e quan ai, mënyrën e qeverisjes dhe qasjen ndaj shtetit.

“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë edhe më të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë ‘JO’ propozimit të LV-së për president”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka kritikuar ashpër, pa e përmendur me emër, personin të cilit i referohet, duke thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të varen nga vullneti i një individi.

“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën e brezave mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po të…