Pesë vetura përfshihen nga zjarri në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ndalohet një i dyshuar
Pesë vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Vlashnje në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha e Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“Sot, më 09.09.2026, rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vlashnje, Prizren është shkaktuar një zjarr. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve. Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit, pesë vetura janë përfshirë nga zjarri dhe janë dëmtuar.Policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime”, tha Bytyqi.



