Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takimet e thirrura nga Kurti për nënkryetarët

10 shtator 2026 | 13:38

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të marrë pjesë në takimet e thirrura nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kështu ka bërë me dije deputeti i PDK-së, Jakup Nura.

Nura ka deklaruar se PDK-ja nuk do të heqë dorë nga propozimi i Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit. Ai e ka cilësuar si “lojë të LV-së” kushtëzimin e votimit të nënkryetarëve të opozitës me votimin për presidentin.

“Kjo është hera e parë që një parti që e ka kryetarin e Kuvendit përpiqet t’ia imponojë emrat e të tjerëve ose dikë që nuk e përzgjedh partia. Kjo është diçka për herë të parë dhe nuk duhet të bëhet precedent për të ndërhyrë në të drejtën e partive politike edhe sa i përket nënkryetarëve të zgjedhur. Është hera e parë që bëhet kjo bllokadë, por mendoj se është e paarsyeshme dhe e pakuptimtë. Kjo është e qëllimshme, s’do duhej të ndodhte. Nënkryetarët do duhej të votohehin në pako, por siç po shihet, kjo është një lojë e tyre. Se gjoja po bëjnë përpjekje për të ndërtuar institucionet, e në fakt është e kundërta”, ka thënë Nura.

Ai ka theksuar se PDK-ja do të qëndrojë pas kandidaturës së Çitakut dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.

“Ne nuk luajmë nga qëndrimet tona. E kemi menduar mirë, e kemi llogaritur kush e përfaqëson PDK-në si nënkryetare e Kuvendit. Atë emër s’e kemi çuar sa për sy e faqe, por e kemi llogaritur që ajo është Vlora Çitaku dhe do të qëndrojmë pas saj. I arsyeshëm çdo takim për të diskutuar për nënkryetarët. S’do të marrim pjesë”, ka deklaruar Nura për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…