Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat shumëkombëshe në Gjermani

10 shtator 2026 | 13:57

Ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar stërvitje luftarake me forcat e Qendrës së Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Gjermani.

Stërvitja “forcë kundër force” është realizuar me Batalionin e Parë të Regjimentit të Katërt të Këmbësorisë, i cili ka luajtur rolin e forcës kundërshtare.

Aktiviteti është zhvilluar në poligonin ushtarak Hohenfels, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 26”.

Sipas njoftimit, skenarët luftarakë u kanë mundësuar forcave aleate dhe partnere të testojnë aftësitë e tyre në kushte presioni, duke rritur përshtatshmërinë dhe gatishmërinë luftarake.

Fotografitë nga stërvitja janë realizuar nga ushtari Jermyiah Pangelinan dhe tetari Thomas Dixon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Mozzik ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” lidhur…