Limaj fton qytetarët në Kleçkë për ndezjen e ‘Zjarrit të Lirisë’
10 shtator 2026
| 17:01
Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka ftuar qytetarët dhe bashkëluftëtarët që nesër (e premte), në orën 19:00, të mblidhen në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, në një aktivitet të organizuar për ndezjen e “Zjarrit të Lirisë”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Limaj ka thënë se ky organizim bëhet në nderim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
“Ju ftoj që nesër, në orën 19:00, të bashkohemi në Kleçkë, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve, ku do të ndizet ‘Zjarri i Lirisë’”.
“Le ta ndezim së bashku këtë zjarr në nderim të lirimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar Limaj.



