Zeqiri: Pres verditikin e lirisë, Thaçi, Krasniqi, Selimi e Veseli janë vet lufta e Kosovës
Ish-i burgosuri politik, Sadik Zeqiri, ka deklaruar se mbështetja për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë do të vazhdojë deri në shpalljen e vendimit.
I ftuar në emisionin Politiko në Kanal10, Zeqiri tha se deri më 16 shtator, datën kur pritet të shpallet vendimi nga trupi gjykues, do të vazhdojnë të mbështesin Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Jemi duke vazhduar t’i mbështesim ish-krerët e UÇK-së në Hagë deri më datën 16 shtator, ditën kur presim që gjyqtari amerikan, me gjyqtarët tjerë, të japin verdiktin e pafajësisë, jo vetëm të Thaçit, por edhe të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit”, tha Zeqiri.
Ai theksoi se, sipas tij, katër të akuzuarit nuk përfaqësojnë vetëm individë, por simbolikisht edhe luftën e Kosovës.
“Sepse këta s’janë veç emra, por vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, vetë lufta e Kosovës. E veç nëse edhe një dënohet, i bie që po dënohet liria e Kosovës”, u shpreh Zeqiri në Politiko.



