Arrestohen tre persona në Prishtinë për drogë, armë dhe manipulim me prova
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.
Sipas Policisë, arrestimet erdhën pas një pune hetimore dhe operative për identifikimin e të dyshuarve.
Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për armëmbajtje, manipulim me prova dhe shit-blerje të substancave narkotike
Prishtinë, 10 shtator 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale: shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova.
Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe zbulojnë personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale.
Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.



