Thaçi nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë më shumë për stabilitet shtetëror

10 shtator 2026 | 23:18

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë fjalën e tij, disa ditë para se në Hagë pritet të merret vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi në një intervistë në Top Channel ka thënë se Kosova duhet të merret më pak me histori, e të punojë më shumë për stabilitetin shtetëror dhe mirëqenien qytetare.

“Vlerat e rezistencës për çlirim dhe shtet do të kapërcejnë procese e procese, do të kapërcejnë mandate liderësh, kryeministrash e presidentësh. Pra, do të jetojnë dekada, shekuj e mijëvjeçarë në historinë e kombit shqiptar.

Natyrisht, si të gjitha historitë e kombeve, edhe historia e Kosovës do të interpretohet dhe riinterpretohet. Me kalimin e kohës, ajo edhe do të evoluojë, do të transformohet, por kurrë askush nuk do të arrijë ta tjetërsojë”, u shpreh ai.

“Kosova kishte shumë histori, por i mungonte liria dhe shtetësia. Sot është koha që Kosova të merret më pak me histori e më shumë të punojë për stabilitetin shtetëror dhe mirëqenien qytetare.

Sa më shumë merremi me histori, aq më gjatë do të vazhdojnë deformimi politik dhe stanjacioni ekonomik”, tha tutje Thaçi.

Presidenti Thaçi foli edhe për akuzat e Prokurorisë, derisa përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve e komandatëve të njohur ndërkombëtarë.

“Demokracite perëndimore na ndihmuan kur e kuptuan qartë qëllimin dhe mjetet për realizimin e synimit tonë. Ne ishim plotësisht transparent me shtetet me partnere. Tani prokuroria thotë se gjoja … Thaçi i ka mashtruar ndërkombëtaret, ky pretendim sa është qesharak, po aq është absurd dhe ofendues. Ndërkombëtarët ishin me ne në terren. Ata e njihnin shumë mirë me objektivin dhe nivelin modest e autentik të perpjekjeve per organizimin e rezistences. Diplomatë dhe ushtarakë të respektuar amerikanë e evropianë erdhën si deshmitare dhe e deklaruan te vertetën edhe në sallën e gjyqit”, tha Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për “Top Story” nga…