Fiton 450 mijë euro në javë, gruaja e futbollistit është e shokuar nga transferimi në Arabi

15 shtator 2026 | 11:57

Paga e majme prej 450 mijë eurosh në javë, e garantuar nga Al Hilal për Ollie Watkins, ka përmbysur jetën e familjes së tij.

Gruaja e sulmuesit, Ellie, duket se e ka përjetuar me shumë emocione dhe vështirësi transferimin e papritur në Arabinë Saudite, pas largimit nga Aston Villa për rreth 60 milionë euro. Influencuesja 30-vjeçare ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale habinë dhe mosbesimin e saj për këtë kthesë të papritur, si nga ana financiare, ashtu edhe nga ajo familjare e logjistike.

Ellie ka pranuar gjithashtu se e ka pasur të vështirë të ndahej nga shtëpia në Birmingham, ku çifti ka rritur dy fëmijët e tyre të vegjël gjatë gjashtë viteve të jetuara në Angli.

“Kemi mbërritur në Arabinë Saudite dhe, të them të drejtën, mendoj se jam ende në shok. Është e pabesueshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta, por kjo është edhe e bukura e futbollit”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar…