Haradinaj uron Kukën: Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh
15 shtator 2026
| 12:33
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar trajnerin e njohur të xhudos, Toni Kuka, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Kukës dhe të brezit të artë të xhudistëve kosovarë në ngritjen e Kosovës në skenën e sportit botëror.
“Gëzuar ditëlindjen, mjeshtër i madh, Toni Kuka! Me brezin e artë të xhudistëve, Kosovën e ngritët në majat e sportit botëror. Edhe shumë vite tjera me shëndet e me shumë fitore të reja për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.



