Nasim Haradinaj paralajmëron para vendimit në Hagë: Serbia mund të përgatisë skenarë të rrezikshëm

15 shtator 2026 | 17:07

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të jetë duke përgatitur skenarë për trazira, në prag të vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke folur në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova” , Haradinaj ka thënë se paralajmërimet e ambasadave ndërkombëtare për protesta dhe demonstrata të mundshme mund të jenë indikatorë për zhvillime të tjera.

“Nuk duhet patjetër që elementi të jemi ne. Ata kanë me pas reagime. Prandaj po them edhe një herë, ka me pas skenare edhe më të rrezikshme, prandaj Evropa është e angazhuar. Skenarë që do t’i bëjë Serbia, që do t’i inskenojë si në vitin 2004-2005 (trazirat e marsit). Çka mendoni, që serbët do të rrinë duarkryq?”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka bërë këto deklarata në kohën kur në Kosovë dhe më gjerë pritet vendimi përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka një plan të veçantë për ta ndihmuar…