Rron Sylejmani, përforcim i ri i FC Dinamo Ferizaj
16 shtator 2026
| 02:42
FC Dinamo Ferizaj ka bërë me dije për arritjen e marrëveshjes me talentin 20-vjeçar Rron Sylejmani, i cili do t’i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Sylejmani luan në repartin ofensiv, në pozitën e sulmuesit të krahut, duke i shtuar ekipit më shumë alternativa dhe freski në fazën e sulmit.
Klubi ferizajas i ka uruar mirëseardhje Rronit dhe shumë suksese në aventurën e tij të re me fanellën e Dinamos.



